Kombëtarja U20 fiton thellë ndaj Maltës, nesër luan ndeshjen vendimtare me Moldavinë

Kombëtarja U20 e Kosovës për hendbollistë ka fituar thellë ndaj Maltës me rezultat 47:17, të shtunën në ditën e parafundit të garës IHF Trophy për Evropë, që është duke u zhvilluar në Prishtinë. Ishte kjo një fitore e lehtë për djelmoshat e Fatmir Muhaxherit që nuk hasën në rezistencë të madhe nga maltezët. Për kombëtaren […]

Hendbollistet me fitore të madhe në Luksemburg

Dita e madhe për hendbollin kosovar është kompletuar me fitoren e Kombëtares së hendbollisteve ndaj Luksemburgut në miqësoren e luajtur në Luksemburg. Kosova fitoi me rezultat 38:33 kurse pas pjesës së parë rezultati ishte 19:18 në të mirë të kombëtares tonë. Albana Arifi ishte më efikasja me 14 gola, por kontribut dhanë të gjitha lojtaret. […]

Kombëtarja U20 fiton dramën ndaj Gjeorgjisë dhe i afrohet titullit

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të madhe të premten në garën IHF Trophy për Evropë që po mbahet në Prishtinë. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Kosova U20 fitoi ndaj Gjeorgjisë me rezultat 22:21. Fundi i ndeshjes ishte shumë dramatik, ndërsa rreth 400 shikues ishin dëshmitarë të një paraqitje emocionale të […]

Hendbollistet luajnë sot miqësoren e parë me Luksemburgun

Në muajin e hendbollit ndeshje luan edhe kombëtarja A e hendbollisteve. Në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet për botëror, kombëtarja e hendbollisteve i luan dy ndeshje miqësore ndaj Luksemburgut në Luksemburg. Ndeshja e parë luhet të premten (sonte) nga ora 19:30, ndërsa e dyta të shtunën (nesër) nga ora 18:00. Për përzgjedhësin Agron Shabani dhe për […]

Ramadani: Gabimet në sulm ndëshkuan kombëtaren ndaj Polonisë

Në foto shihet selektori i Kombëtres sonë ((meshkujt), Taip Ramadani.

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll të enjten është kthyer në Prishtinë pas ndeshjes së vështirë që e kishte të mërkurën në Poloni. Në lojën e parë të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”, kombëtarja jonë humbi nga Polonia me rezultat 37:13. Për lojtarët nuk do të ketë kohë për pushim pasi menjëherë të […]

Kombëtarja U20 e gatshme për ndeshjen e vështirë me Gjeorgjinë

Pas një dite pushim, të premten luhen ndeshjet e rradhës të kombëtareve U20 në IHF Trophy për Evropë. Ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo në mes të Kosovës e Gjeorgjisë që luhet nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për kombëtaren tonë do të jetë kjo një ndeshje e […]

Kombëtaret e Kosovës nuk kanë të ndalur në IHF Trophy

Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll kanë shënuar fitore të reja në IHF Trophy për zonën evropiane që po zhvillohet në Prishtinë. Të mërkurën Kombëtarja U20 fitoi ndaj Irlandës me rezultat 35:22. Pas pjesës së parë Kosova kishte epërsi prej gjashtë golave (16:10), por në pjesën e dytë djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri […]

Kombëtarja fillon me humbje fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2020”

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e parë në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020. Në Ostrowiec Swietokrzyski, kombëtarja jonë humbi nga Polonia me rezutat 37:13. Polakët llogariteshin favorit të mëdhenjë para ndeshjes dhe shënuan fitore bindëse në një atmosferë të bukur sportive. Vendasit herët […]

Kosova nis me fitore garën IHF Trophy

Kombëtaret U-20 dhe U-18 të Kosovës në hendboll kanë nisur me fitore paraqitjen në IHF Trophy për zonën evropiane që prej të martës po zhvillohet në Prishtinë. Ndeshjet e juniorëve (U-20) luhen në Pallatin e Rinisë kurse ato të U-18 në palestrën 1 Tetori. Dy kombëtaret tona të martën në ditën e parë kishin përballë […]

Kosova synon titujt në garën IHF Trophy që organizohet në Prishtinë

Ekipet kombëtare të Kosovës synojnë të fitojnë titujt në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej të martës deri të dielen organizohet në Prishtinë. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ia ka besuar Federatës sonë të drejtën e organizimit të IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U-18 dhe atë U-20 përkatësisht juniorë. Kështu java do të […]