Kapiteni Valon Dedaj: Suksesin e kërkojmë në ndeshjet tjera

Valon Dedaj gjate intervistes pas lojes kunder Suedise

Ndeshjen e kemi filluar shumë mirë, sidomos në sulm, kurse në mbrojtje kemi luftuar së bashku. Më pas e pamë se ata kanë shumë kualitet, luajnë në ligat më të forta në botë. Pjesa e parë për mua ka qenë shumë e mirë, e suksesshme, edhe në mbrojtje edhe në sulm. Në pjesën e dytë […]

Përkundër angazhimit, humbje e lartë nga Suedia

Kombëtarja e Kosovës e ka humbur edhe ndeshjen e dytë të fazës së dytë kualifikuese për Euro 2022. Të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova ka humbur 30:16 nga Suedia, që është superfuqi e hendbollit.Djemtë tanë kanë dhënë maksimumin, por që këtë herë nuk ka mjaftuar për të shmangur humbjen […]

Ndeshja me Suedinë luhet, shtyhen takimet kampionale

Ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Suedinë do të zhvillohet sipas planifikimit, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për këtë ndeshje Federata jonë është përgatitur gjatë, ndërsa edhe Suedia ka bërë të gjitha përgatitjet për udhëtim në Prishtinë. Suedia vjen të dielën në Kosovë dhe largohet menjëherë pas […]

Kombëtarja kthehet në Kosovë, fokusi tani te ndeshja me Suedinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer sot në Kosovë. Menjëherë të enjten hendbollistët e Kombëtares i janë nënshtruar testimit të ri për COVID-19.Kombëtarja jonë të mërkurën pësoi nga Mali i Zi në Podgoricë, por angazhimi është vlerësuar të ketë qenë në nivel e po ashtu edhe paraqitja në pjesën e parë.Nesër kombëtarja i fillon […]

Vushtrria mposht kampionin

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, KHF Vushtrria, e ka fituar derbin e javës së katërt në Superligën e hendbollisteve. Vushtrria të shtunën në Ferizaj fitoi kampionit në fuqi, KHF Ferizajt me rezultat bindës, 39:24. Që në pjesën e parë vushtrriaset u shkëputën në rezultat, 20:11. B. Rama ishte më efikasja te Vushtrria me […]

Ramosaj, shtylla kryesore e mbrojtjes së Kosovës

Bujar Ramaosaj gjate nje loje hendbolli

Fjalëpak e shumë punëtor. Modest e i palodhshëm. Kombëtarja e Kosovës e ka në radhët e saj një hendbollist që mund të llogaritet shtyllë e mbrojtjes. E ka Bujar Ramosajn, shtatlartin e Besa Famgasit, të cilin shtabi teknik e vlerëson “zemër të mbrojtjes”. Ramosaj është hendbollist shumë luftarak dhe pritet të jetë i rëndësishëm edhe […]

Mustafa: Me ftesën nga Kombëtarja më është realizuar ëndrra

Festim Mustafa ne akcion gjate kampionatit boteror per juniore ne SPanje 2019

Festim Mustafa ishte prej hendbollistëve më të mirëve te Kosova U-21, që vjet u paraqit në kampionatin botëror për juniorë në Spanjë. Për Kosovën ishte pjesëmarrje historike, e para në botëror në ndonjë sport ekipor. Mustafa u shqua me angazhim e disiplinë dhe paraqitja në Botëror i dha hov karrierës së tij. Ai vazhdoi me […]

Ndeshjet të shumta në mesjavë

Nje lojtar i Kastriotit tenton te deperton mbrojtjen e Besa Famgas

Garat e hendbollit vazhdojnë menjëherë të martën, të mërkurën e të enjten, kur zhvillohen ndeshje të shumta. Në Superligën e Kosovës në konkurrencë të meshkujve luhen tri ndeshje të xhiros së pestë. Për shkak të grumbullimit të Kombëtares më 29 tetor, skuadrat që kanë lojtarë në kombëtare i luajnë ndeshjet këtë mesjavë. Të martën janë […]

Prishtina vazhdon me fitore, Vushtrria merr pikët me përmbysje në Prizren

Beni Syla duke festuar

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina ka fituar thellë ndaj Zhegrës me rezultat 55:22. Për Prishtinën ishte fitorja e katërt rresht, ndërsa me 8 pikë kjo skuadër është e para në tabelë. Zhegra pësoi humbjen e dytë dhe renditet e gjashta […]

Selektori Ramadani: Synimi është i qartë – kualifikimi në Euro 2022

Taip Ramadani reagon gjate nje ndeshje

Selektori i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka analizuar gjendjen e Kombëtares dhe synimet për dy ndeshjet e ardhshme, pasi më herët të premten shpalli listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë. Janë ndeshjet e para të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Për shkak të ngritjes në vitet e fundit, Kosova […]