Përfundon evropiani i 18-vjeçarëve, Austria kampion

Të dielen në mbrëmje ka përfunduar kampionati evropian për hendbollistët deri 18-vjet, Divizioni B. Ashtu si pritej, Austria është shpallur kampion, duke mposhtur në finale Çekinë me rezultat 23:17. Finalja u luajt në Tulln të Austrisë, ashtu si i tërë evropiani ku mori pjesë edhe kombëtarja U-18 e Kosovës. Në ndeshjen finale prezent ishin 1200 […]

Fitore e thellë ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore të thellë të shtunën në kampionatin evropian të Divizionit B që po mbahet në Tulln të Austrisë. Kosova fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 31:23. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar në evropian, përkatësisht për renditje prej pozitës nëntë deri në pozitën e 12-të. […]

Kombëtarja U-18 nuk ia del as me bullgarët

Ndonëse kishte shpresë për fitoren e parë në ndeshjen ndaj Bullgarisë, kjo nuk ndodhi. Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka humbur edhe ndeshjen e pestë dhe të fundit në fazën grupore të Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Austri. Rezultati i ndeshjes të luajtur të enjten paradite ishte 29:23 në të mirë […]

Kosova pëson nga favoritja e Evropianit

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka pasur përballë të martën mbrëma kombëtaren që vlerësohet favorite për të fituar evropianin e Divizionit B, Austrinë. Kombëtarja nikoqire, Austria, ashtu si pritej ka shënuar fitore. 37:22 ishte rezultati në fund të sfidës së luajtur në Tulln para 250 shikuesve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:13 për […]

Kosova e fiton pjesën e parë por nuk mbahet deri në fund

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll është paraqitur të hënën dukshëm më mirë se që ishte paraqitur të shtunën ndaj Sllovakisë, në kampionatin evropian, Divizioni B që po mbahet në Austri. Kombëtarja jonë të hënën në mesditë u përball me Letoninë ndaj të cilës e fitoi pjesën e parë me rezultatin 17:15. Por në pjesën […]

Kombëtarja U-18 vendoset në Austri, nesër luan ndaj Holandës

Hendbollistët e Kombëtares U-18 të Kosovës të enjten pasdite janë vendosur në Austri ku do të luajnë në kampionatin evropian, Divizioni B. Në Austri kombëtarja jonë ka arritur pas një udhëtimi të gjatë. Nga Kosova kombëtarja është nisur të mërkurën mbrëma, ndërsa ekspedita ka pritur rreth tri orë në pikëkalimin kufitar në Merdare, pasi autoritetet […]

Kqiku i kënaqur me përgatitjet e Kombëtares U-18

Kryetrajneri i kombëtares U-18 të Kosovës në hendboll, Fadil Kqiku është i kënaqur me punën që po e bëjnë djelmoshat në përgatitjet për paraqitje në kampionat evropian. Kombëtarja U-18 të mërkurën mbrëma merr rrugë për në Austri ku do të paraqitet në kampionatin evropian, Divizioni B. Nën urdhërat e Kqikut, që punon si trajner në […]

Test i suksesshëm i Kombëtares U-18

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar të premten mbrëma ndeshjen e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për evropianin që nis javën tjetër. Përballë kombëtares sonë ishte ajo e Malit të Zi që e fitoi ndeshjen e luajtur në Gjakovë me rezultat 31:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 në të mirë […]

Kombëtarja U-18 luan ndeshje stërvitore me Malin e Zi

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendoll është duke u përgatitur në Gjakovë për ndeshjet që i luan në kuadër të kampionatit evropian. 18-vjeçarët janë grumbulluar të dielen dhe po punojnë me përkushtim për sfidat që i presin më vonë këtë muaj. Në kuadër të përgatitjeve, Kombëtarja U-18 do t’i luajë dy ndeshje miqësore, përkatësisht stërvitore-kontrolluese, […]

Tahirukaj në përbërjen më të mirë të Evropianit

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka patur një evropian të suksesshëm duke u renditur e shtata. Ndeshjen për vend të shtatë e luajti të dielen, ndërsa fitoi 27:26 ndaj Sllovakisë. Në përgjithësi pati tri fitore e katër humbje, por u paraqit në nivel të lartë edhe ndaj përfaqësueseve favorite. Natyrisht si në çdo kampionat […]