Fitore për Kastriotin në Gjilan

Kastrioti nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e xhiros së pestë të Superligës (meshkujt), të luajtur të mërkurën në Gjilan. Kastrioti i Ferizajt fitoi ndaj Zhegrës vendase me rezultat 37:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:11 për ferizajasit.Reprezentuesi F. Mustafa udhëhoqi Kastriotin me 11 gola. Te Zhegra u dallua me efikasitet A. Aliu me […]
Pa telashe për Besa Famgasin e Prishtinën

Besa Famgas e Prishtina i kanë fituar edhe ndeshjet e pesta në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Të martën në Pejë, Besa Famgas fitoi shumë thellë ndaj Prizrenit me rezultat 49:4. Kampioni aktual, Besa udhëheq në tabelë me 10 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vend të dytë. Po të martën, Prishtina fitoi […]
Fitojnë Besa Famgas e Kastrioti, barazim në Drenas

Besa Famgas e ka fituar thellë ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në henboll (meshkujt). Kampioni në fuqi të shtunën në Podujevë fitoi ndaj Llapit me rezultat 38:13. Për Besën ishte fitorja e katërt kurse për Llapin humbja e katërt.Fitore të shtunën shënoi edhe Kastrioti që në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin me […]
Ndeshjet të shumta në mesjavë

Garat e hendbollit vazhdojnë menjëherë të martën, të mërkurën e të enjten, kur zhvillohen ndeshje të shumta. Në Superligën e Kosovës në konkurrencë të meshkujve luhen tri ndeshje të xhiros së pestë. Për shkak të grumbullimit të Kombëtares më 29 tetor, skuadrat që kanë lojtarë në kombëtare i luajnë ndeshjet këtë mesjavë. Të martën janë […]
Prishtina vazhdon me fitore, Vushtrria merr pikët me përmbysje në Prizren

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Prishtina ka fituar thellë ndaj Zhegrës me rezultat 55:22. Për Prishtinën ishte fitorja e katërt rresht, ndërsa me 8 pikë kjo skuadër është e para në tabelë. Zhegra pësoi humbjen e dytë dhe renditet e gjashta […]
Ndeshje interesante në javën e katërt

Disa ndeshje interesante priten në javën e katërt të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni Besa Famgas është favorit absolut ndaj Llapit e po ashtu Prishtina është favorite ndaj Zhegrës, ndeshjet tjera pritet të jenë më të barabarta.Ndeshja Llapi – Besa Famgas është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa Prishtina […]
Haziri i pandalshëm në fitoren e Zhegrës ndaj Prizrenit

Zhegrës i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Të enjten në palestrën në Gjilan, Zhegra e mposhti Prizrenin me rezultat 42:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:14. Për Zhegrën e kthyer në elitë, ishte fitorja e dytë. Renditet e treta me […]
Trepça fiton ndeshjen më rivalizuese

Një ndeshje interesante dhe e fortë është zhvilluar të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Janë takuar skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi i Gjakovës. Ndeshja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje, ndërsa skuadrat janë angazhuar deri në sekondat e fundit. Fitorja i ka takuar Trepçës me rezultat 27:25. Gjakovarët e nisën më mirë […]
Në Mitrovicë e Vushtrri ndeshje interesante

Të mërkurën (nesër) luhen katër ndeshje të javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë disa ndeshje në të cilat pritet të ketë rivalitet. Derisa kampioni, Besa Famgas, është favorit i madh ndaj Drenicës (18:30), më shumë rivalitet pritet të ketë në takimin në mes të Trepçës e Vëllaznimit. […]
Besa Famgas fiton thellë në Gjakovë, Zhegra merr pikët në Podujevë

Të dielën u luajtën dy ndeshjet e fundit të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kampioni, Besa Famgas, nuk ka lejuar befasi, duke fituar ndaj Vëllaznimit në Gjakovë. Ekipi pejan fitoi me rezultat 48:19. Pas pjesës së parë epërsia e Besës ishte 13 gola, 24:11. Për Besën ishte […]