Derbi i hendbollistëve luhet në Ferizaj

Pas derbit dramatik në mes të Prishtinës e Besa Famgas, derbi i radhës në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) luhet në Ferizaj. Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 takohen Kastrioti e Prishtina. Kastrioti pas disa vështirësive në fillim të edicionit, ka marrë veten dhe ka synimet e tij në këtë ndeshje që pritet të […]

Besa fiton derbin e fuqishëm me Prishtinën

Prishtina e Besa Famgas kanë zhvilluar ndeshje të fortë e të bukur për sy të dielen në derbin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Në fund fitore shënoi kampioni aktual, Besa Famgas me rezultat 34:31. Me këtë fitore, Besa ka dalur në vend të parë me 12 pikë, sa i […]

Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së shtatë, mitrovicasit shënuan fitore të vështirë ndaj Drenicës në Drenas me vetëm një gol dallim, 24:23. Pas pjesës së parë Trepça kishte gjashtë gola epërsi, 16:10. Në fillim të pjesës së dytë Drenica kishte seri të mirë dhe rezultati […]

Java e shtatë sjell derbin e madh

Prishtina e Besa Famgas takohen në derbin e madh të hendbollit Kosovar. Kjo ndeshje luhet të dielen nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve kurse i takon javës së shtatë të Superligës për hendbollistë. Janë këto dy skuadrat e vetme që nuk kanë humbur në këtë edicion të garave. Prishtina i ka fituar […]

Besa pa telashe, Trepça fiton dramën në Gjakovë

Të martën janë zhvilluar dy ndeshjet e mbetura të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Derisa kampioni aktual, Besa Famgas fitoi pa telashe ndaj Drenicës në Drenas, dramë e vërtetë është zhvilluar në Gjakovë ku u takuan Vëllaznimi e Trepça. Në fund fitoi Trepça e Mitrovicës me vetëm […]

Trepça fiton ndeshjen interesante, Prishtina e Kastrioti nuk lejojnë befasi

Ndeshje e mirë është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku u përballën Trepça dhe Prizreni. Fitore në ndeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) ka shënuar Trepça me rezultat 36:28. Dallimi është bërë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me një gol epërsi […]

Java e gjashtë me ndeshje rivalizuese

Katër ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër) dhe në të gjitha pritet të ketë rivalitet. Prishtina që është në vend të parë, luan si mysafire e Vushtrrisë, nga ora 20:00. Vushtrria është e treta me 7 pikë, ndërsa vushtrriasit kanë premtuar angazhim maksimal për të […]

Prishtina fiton në Podujevë, Vushtrria në Gjilan

Të enjten janë luajtur dy ndeshje tjera të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Vushtrria ka fituar bindshëm ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 48:30. Pas pjesës së parë rezultati ishte 25:16 për vushtrriasit. Me fitore Vushtrria është ngritur në vend të tretë me 7 pikë, kurse Drita mbetet e fundit […]

Kastrioti fiton bindshëm në Prizren

Kastriotit i janë kthyer shumica e lojtarëve dhe ferizajasit menjëherë kanë treguar forcën e vërtetë që kanë, pas periudhës së vështirë që shpresohet të jetë lënë prapa. Kastrioti të mërkurën luajti si mysafir i Prizrenit në ndeshjen që e hapi javën e pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Fitoi me rezultat 43:27. Pas pjesës […]

Në mesjavë luhen tri ndeshje të javës së pestë

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon me ndeshjet e xhiros së pestë, që luhen në mesjavë. Do të luhen tri ndeshje kurse dy tjera janë shtyer për më vonë. Të mërkurën (nesër) është ndeshja në mes të Prizrenit dhe Kastriotit që fillon në ora 16:30. Prizreni është i teti me 2 pikë […]