Drita i kthehet fitoreve

Të dielen janë luajtur tri takime të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Ndeshja e parë ishte ajo në mes të Drenicës e Dritës e zhvilluar në Drenas. Pas humbjes që javën e kaluar e pësoi nga Besa Famgas, Drita i është kthyer fitoreve. Skuadra gjilanase e fitoi ndeshjen në Drenas me […]

Besa fiton derbin e stinorit dhe shkëputet në krye

Derbi i stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll i ka takuar kampionit aktual, Besa Famgas. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Besa fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 21:19. Edhe pas pjesës së parë epërsia ishte dy gola në të mirë të ekipit pejan (12:10), epërsi që e mbajtën deri […]

Besa e Kastrioti të gatshme për derbin e stinorit

Të shtunën luhet derbi i stinorit në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Në kuadër të javës së shtatë kampionale, nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë përballë do të jenë Besa Famgas e Kastrioti. Bëhet fjalë për dy skuadrat lidere, skuadrat e vetme që i kanë fituar të gjitha ndeshjet e deritashme. Për […]

Vëllaznimit i takon ndeshja e fundit e javës

Vëllaznimi i Gjakovës e ka fituar ndeshjen e fundit të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të dielen në Vushtrri, Vëllaznimi fitoi ndaj Samadrexhës vendase me vetëm një gol diferencë, 29:28. Pas pjesës së parë samadrexhasit kishin një gol epërsi (18:17), por në të dytën gjakovarët kishin më shumë nga loja. Te […]

Kampioni fiton kryendeshjen e javës

Rreth 700 shikues e kanë përcjellur ndeshjen më interesante të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të shtunën mbrëma në Gjilan u takuan Drita dhe kampioni aktual, Besa Famgas. Të dy skuadrat i kishin fituar pesë ndeshjet e para. Serinë e fitoreve e vazhdoi Besa, që triumfoi ndaj Dritës me rezultat 35:22. […]

Fitore bindëse e Kastriotit

Kastrioti e ka fituar me rezultat bindës ndeshjen e parë të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të premten në mbrëmje në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Vushtrrinë me rezultat 42:14. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:8 në të mirë të Kastriotit. Për Kastriotin ishte fitorja e gjashtë […]

Xhiroja e gjashtë nis sot, derbi luhet nesër në Gjilan

Me ndeshjen në mes të Kastriotit e Vushtrisë fillon xhiroja e gjashtë në Superligën për hendbollistë. Kjo ndeshje luhet të premten (sot) nga ora 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Kastrioti llogaritet favorit pasi i ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 10 pikë. Vushtrria është e gjashta me tri […]

Fitore të thella të mysafirëve

Pas aktiviteteve të shumta ndërkombëtare, ndeshjeve të kombëtares A me Poloninë e Gjermaninë, miqësoret e kombëtares së femrave në Luksemburg dhe ngjarjes me shumë peshë, IHF Trophy që u mbajt në Prishtinë, këtë të mërkurë është rikthyer gara në Superligën e hendbollistëve. Janë luajtur tri ndeshje të mbetura të javës së pestë, që janë shtyrë […]

Besa e Drenica fitojnë ndeshjet e para të javës së pestë

Të enjten është luajtur ndeshja e dytë e javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Në Drenas, Drenica fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 33:22. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 18:15 në të mirë të drenicasve, ndërsa në pjesën e dytë diferenca u rrit. Për Drenicën ishte fitorja e dytë. Kjo skuadër aktualisht […]

Drita fiton thellë ndeshjen e mbetur

Drita e Gjilanit ka vazhduar ecurinë pozitive në Superligën e Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën në Vushtrri, Drita fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat të lartë, 41:22. Pas pjesës së parë rezultat ishte 21:12 në të mirë të gjilanasve. Dallimi në cilësi në mes të skuadrave ishte i madh dhe kështu në fund […]