Kosova pëson nga favoritja e Evropianit

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka pasur përballë të martën mbrëma kombëtaren që vlerësohet favorite për të fituar evropianin e Divizionit B, Austrinë. Kombëtarja nikoqire, Austria, ashtu si pritej ka shënuar fitore. 37:22 ishte rezultati në fund të sfidës së luajtur në Tulln para 250 shikuesve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:13 për […]

Kosova e fiton pjesën e parë por nuk mbahet deri në fund

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll është paraqitur të hënën dukshëm më mirë se që ishte paraqitur të shtunën ndaj Sllovakisë, në kampionatin evropian, Divizioni B që po mbahet në Austri. Kombëtarja jonë të hënën në mesditë u përball me Letoninë ndaj të cilës e fitoi pjesën e parë me rezultatin 17:15. Por në pjesën […]

Sllovakia hakmerret per humbjen me Kombëtaren U20

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll e ka humbur thellë ndeshjen e dytë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B, që po mbahet në Austri. Kombëtarja jonë të shtunën pasdite humbi nga Sllovakia me rezultatin 36:18. Sidomos pjesa e parë ishte shumë e dobtë për kombëtaren e Kosovës. Djelmoshat tanë, që nuk kanë përvojë në […]

Humbje e ngushtë e Kombëtares U18 në EURO 2018 në Austri

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka nisur me humbje paraqitjen në kampionatin evropian, Divizioni B. Të premten mbrëma në Tulln të Austrisë kombëtarja jonë humbi nga Holanda me rezultat 31:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:11 në të mirë të holandezëve. Djelmoshat tanë patën një paraqitje solide ndaj holandezëve që kanë më shumë […]

Kombëtarja U-18 vendoset në Austri, nesër luan ndaj Holandës

Hendbollistët e Kombëtares U-18 të Kosovës të enjten pasdite janë vendosur në Austri ku do të luajnë në kampionatin evropian, Divizioni B. Në Austri kombëtarja jonë ka arritur pas një udhëtimi të gjatë. Nga Kosova kombëtarja është nisur të mërkurën mbrëma, ndërsa ekspedita ka pritur rreth tri orë në pikëkalimin kufitar në Merdare, pasi autoritetet […]

Test i suksesshëm i Kombëtares U-18

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll ka zhvilluar të premten mbrëma ndeshjen e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për evropianin që nis javën tjetër. Përballë kombëtares sonë ishte ajo e Malit të Zi që e fitoi ndeshjen e luajtur në Gjakovë me rezultat 31:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10 në të mirë […]

Kombëtarja U-18 luan ndeshje stërvitore me Malin e Zi

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendoll është duke u përgatitur në Gjakovë për ndeshjet që i luan në kuadër të kampionatit evropian. 18-vjeçarët janë grumbulluar të dielen dhe po punojnë me përkushtim për sfidat që i presin më vonë këtë muaj. Në kuadër të përgatitjeve, Kombëtarja U-18 do t’i luajë dy ndeshje miqësore, përkatësisht stërvitore-kontrolluese, […]

Tahirukaj në përbërjen më të mirë të Evropianit

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka patur një evropian të suksesshëm duke u renditur e shtata. Ndeshjen për vend të shtatë e luajti të dielen, ndërsa fitoi 27:26 ndaj Sllovakisë. Në përgjithësi pati tri fitore e katër humbje, por u paraqit në nivel të lartë edhe ndaj përfaqësueseve favorite. Natyrisht si në çdo kampionat […]

Kosova e mbyll me fitore evropianin e suksesshëm

Në një ndeshje të fortë, të nivelizuar dhe me shumë nerva, djelmoshat e Fatmir Muhaxherit gjunjëzuan Sllovakinë, pas një lufte të madhe deri në momentin e fundit. 27:26 ishte rezultati në të mirë të kombëtares U-20 të Kosovës në hendboll në ndeshjen e së dieles që ishte e vlefshme për pozitën e shtatë në kampionatin […]

Kombëtarja pëson nga Turqia, luan për vendin e shtatë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll ka humbur nga Turqia në ndeshjen për plasman prej pozitës pesë deri në pozitën e tetë në kampionat evropian. 28:18 në të mirë të turqve ishte rezultati i takimit të luajtur të shtunën në mesditë në Kompleksin Verde në Podgoricë të Malit të Zi. Kështu Turqia do të luajë […]