Istogu apo Prishtina?

Nga ora 17:00 na pret finalja e Kupës së Republikës së Kosovës në konkurrencë të femrave.Të dy skuadrat janë të përkushtuara për të fituar trofeun e çmuar. Shpresojmë në lojë cilësore dhe interesante.Fat për të dy skuadrat.

Istogu në finale të Kupës së Kosovës

KHF Istogu do të luaj në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Të shtunën Istogu në finale takohet me Prishtinën. Kalimin në finale istogaset e siguruan të premten mbrëma në palestrën e tyre. Istogu e mposhti Vushtrrinë në gjysmëfinale me rezultat 30:21. Istogaset nisën herët shkëputjen në rezultat dhe kanë qenë vazhdimisht […]

Besa Famgas kompleton finalen te hendbollistët

Besa Famgas ka shënuar fitore të thellë për të bërë vend në finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Të premten pasdite në Istog, Besa Famgas e mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Trepçës me rezultat 34:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10 për pejanët.Të shtunën në finale, Besa Famgas takohet me Prishtinën. […]

Prishtina në finale edhe te hendbollistët

Pas hendbollisteve të Prishtinës edhe hendbollistët e skuadrës nga kryeqyteti kanë siguruar finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43:28. Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog.Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:19 për Prishtinën. Por dallimi i […]

Prishtina, finalistja e parë

Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Prishtina në gjysmëfinale, të premten pasdite në Istog, e mposhti Ferizajn me rezultatin 29:21. 17:13 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati pas pjesës së parë.Alma Nivokazi dhe Ivana Bojoviq me nga 7 gola udhëhoqën Prishtinën. Te Ferizaj […]

Derbi i hendbollisteve luhet në gjysmëfinale

Vushtrria e Istogu e kanë edhe një përballje këtë edicion. Pasi u takuan në finale të plejofit, dy skuadrat kryesore të hendbollisteve në vend, luajnë mes vete edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ndeshja luhet në palestrën e qytetit në Istog, të premten nga ora 19:00.Vushtrria e kishte fituar titullin e kampionit, duke fituar […]

Besa Famgas e Prishtina kërkojnë finalen, Trepça e Kastrioti shpresojnë në befasi

Me turneun final të Kupës së Kosovës përfundojnë garat për skuadrat elitare të hendbollistëve. Ndeshjet gjysmëfinale të Kupës janë të premten (nesër), në palestrën e qytetit në Istog. Në gjysmëfinalen e parë takohen Prishtina e Kastrioti. Kjo ndeshje është prej orës 15:00. Prishtina ka luajtur edhe në finale të plejofit dhe llogaritet favorite ndaj skuadrës […]

Trepça – Besa Famgas dhe Prishtina – Kastrioti janë çiftet gjysmëfinale të Kupës

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Shorti i tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu, ka përcaktuar që në gjysmëfinalen e parë të takohen Trepça e Besa Famgas. Ndërsa gjysmëfinalja e dytë është në […]

Vushtrria – Istogu dhe Ferizaj – Prishtina, gjysmëfinalet e Kupës te hendbollistet

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Shorti është tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu. Turneu final i Kupës organizohet në Istog më 21 e 22 maj. Vushtrria e Istogu takohen edhe në finale të plejofit, ndërkohë që në […]

Nesër shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës

Nesër nga ora 13:00 tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll. Turneu final i Kupës në të dy konkurrencat do të organizohet më 21 e 22 maj. Istogu e ka fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve përfundimtare të Kupës së Kosovës. Te meshkujt në gjysmëfinale janë Besa Famgas, Prishtina, […]