Vushtrria mposht kampionin

Fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll, KHF Vushtrria, e ka fituar derbin e javës së katërt në Superligën e hendbollisteve. Vushtrria të shtunën në Ferizaj fitoi kampionit në fuqi, KHF Ferizajt me rezultat bindës, 39:24. Që në pjesën e parë vushtrriaset u shkëputën në rezultat, 20:11. B. Rama ishte më efikasja te Vushtrria me […]

Kryendeshja në Ferizaj

Në Ferizaj luhet kryendeshja e javës së katërt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kampioni, Ferizaj, e pret fituesen e Kupës, Vushtrrinë. Ndeshja Ferizaj – Vushtrria luhet të shtunën prej orës 16:00. Ferizaj ka fituar tri ndeshjet e deritashme dhe ndan pozitën e parë me Istogun e Prishtinën që po ashtu […]

Istogu vazhdon dominimin, mposht sërish Vushtrrinë

Istogu e ka vazhduar dominimin e këtij edicioni ndaj skuadrës së Vushtrrisë. Pas dy fitoreve në kuadër të Kupës Evropiane, Istogu ka fituar ndaj Vushtrrisë edhe në kuadër të Superligës. Të dielën në javën e tretë të Superligës, në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, Istogu fitoi me rezultat bindës, 28:20. Që në pjesën […]

Fitorja e tretë për Prishtinën, e dyta për Kastriotin

Akcion nga loja ne mes Prishtina KH dhe Vushtrria KH

Skuadra e Prishtinës e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Prishtina të shtunë në Deçan fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 33:20. Prishtina prinë në tabelë me 6 pikë kurse Jusuf Gërvalla renditet e gjashta me 2 pikë. Të shtunën u luajt edhe një […]

Derbi i hendbollisteve luhet në Vushtrri

Dy ekipe pershendeten mes vete

Java e tretë e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e sjellë edhe një herë derbin në mes të Vushtrrisë e Istogut. Këto dy skuadra janë takuar dy herë këtë muaj, në kuadër të garave evropiane. Istogu ka shënuar dy fitore të thella dhe ka vancuar tutje. Të dielën nga ora 17:30 […]

Vushtrria starton me fitore

vushtrria ne akcion

KHF Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë në edicionin 2020/2021 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Vushtrria të enjten në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat bindës, 35:18. 13:8 në të mirë të Vushtrrisë ishte rezultati pas pjesës së parë. Kjo ndeshje i takoi […]

Istogut i takon ndeshja e mbetur

Akcion nga loja Istogu me Samadrexha

Istogu e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të mërkurën në palestrën në Istog, skuadra vendase fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 36:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:10. Për Istogun është ndeshja e parë këtë edicion. Për shkak të ndeshjeve evropiane […]

Kastriotit i takon ndeshja më e barabartë

Lojtare me numer 23 ne akcion - Kastrioti FHK

Të shtunën u luajtën katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Derisa Prishtina fitoi bindshëm ndaj KEK-ut (44:9) dhe Ferizaj ndaj Dritës (36:24), ndeshjet e luajtura në Gjakovë ishin më të përafërta. Shqiponja fitoi 30:26 ndaj Jusuf Gërvallës, kurse pas 30 minutave lojë Shqiponja kishte vetëm […]

Të shtunën katër ndeshje te hendbollistet

KH Istogu para nje ndeshje

Katër ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) zhvillohen të shtunën (nesër). Kampioni, Ferizaj, e pret Dritën e Gjilanin, në ndeshjen që fillon në ora 16:00. Nga ora 14:00 luhet ndeshja Shqiponja – Jusuf Gërvalla, kurse prej orës 15:00 takohen Prishtina e KEK-u. Në Gjakovë nga ora 18:00 takohen Vëllaznimi […]

Fillim i suksesshëm për kampionin

KHF Kastrioti akcion gjate ndeshjes

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj, nuk ka lejuar befasi në hapje të stinorit 2020/2021. Ferizaj të dielën fitoi si vendas ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 38:31. Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:13 për ferizajaset. A. Kelmendi ishte e pandalshme në këtë ndeshje, me 15 gola. A. […]