Fitore të reja për skuadrat pretendente

Në fundjavë janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të Superligës për hendbolliste. Skuadrat pretendente nuk kanë lejuar befasi, duke shënuar fitore bindëse. Kështu të dielen Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt në Pejë me rezultat 24:11. Vushtrria e ka mposhtur Samadrexhën me rezultat 33:18. Istogu e Vushtrria udhëheqin në tabelë me nga 20 pikë. […]

Istogu e Kastrioti luajnë ndeshjen më interesante të javës

Superliga e hendbollisteve vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të. Dy ndeshje janë të shtunën e tri të dielen. Të shtunën janë takimet: Jusuf Gërvalla – Drita (13:00) e Samadrexha – Vushtrria (19:00). Të dielen janë takimet: Vjosa – Prishtina (14:30), Vëllaznimi – Shqiponja (17:00) dhe Istogu – Kastrioti (18:00). Pikërisht ndeshja e […]

Prishtina fiton si vendase, Shqiponja si mysafire

Të dielen janë luajtur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të të Superligës për hendbolliste, me të cilën xhiro filloi stinori pranveror. Dy skuadrat favorite, Shqiponja e Prishtina nuk kanë lejuar befasi. Kampioni aktual, Shqiponja ka fituar ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 36:24. Pas pjesës së parë gjakovaret kishin epërsi prej tetë golave, […]

Istogu e Vushtrria fillojnë me fitore bindëse

Istogu e Vushtrria e kanë filluar me fitore bindëse stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Deçan fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 40:16. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:7 në të mirë të istogaseve. Kapitenja A. Rugova udhëhoqi Istogun drejt fitores së thellë duke shënuar 14 […]

Në fundjavë fillon stinori pranveror te hendbollistet

Këtë fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Pritet që në pranverë skuadrat të zhvillojnë garë interesante për titull të kampionit, ndërsa plot pesë skuadra mund të përfshihen në këtë garë. Istogu e Vushtrria kanë përparësi për shkak të pikëve që kanë mbledhur në vjeshtë, por edhe cilësisë në përbërje, ndërsa […]

Istogu e mbyll me fitore bindëse

Hendbollistet e Istogut e kanë mbyllur me fitore bindëse stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës. Istogaset të dielen në Gjilan e mposhtën Dritën me rezultat 43:20, në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë të Superligës. Istogu është paraqitur pa katër lojtare të rëndësishme, që janë të lënduara, por arriti lehtë te fitorja. Elma Kameri […]

Pikë të reja për Vushtrrinë e Samadrexhën

Vushtrria e Samadrexha kanë fituar pikë të reja të dielen në ndeshjet e javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Vushtrria e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat bindës 49:25 dhe u shkëput në vendin e parë me 16 pikë. Në xhiron e kaluar vushtrriaset pësuan humbjen e parë, por u kthyen të dielen te […]

Prishtina ndal në barazim Shqiponjën

Shqiponja e Gjakovës në xhiron e kaluar ia shkaktoi Vushtrrisë humbjen e parë, por skuadra kampion të enjten është ndalur poashtu. Shqiponja ia ka dalur të fitoi vetëm një pikë në ndeshjen me Prishtinën. Ndeshja u luajt në Prishtinë dhe ishte e para e xhiros së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Rezultati i ndeshjes Prishtina […]

Shqiponja ia shkakton Vushtrrisë humbjen e parë

Të martën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Derbi i xhiros u luajt në Gjakovë në mes të kampionit, Shqiponjës dhe Vushtrrisë që ishte lider deri në javën e shtatë. Fitore shënoi Shqiponja me rezultat 31:30 dhe kështu ia shkaktoi Vushtrrisë disfatën e parë në […]

Prishtinaset fitojnë në Gjilan

Prishtina e ka fituar ndeshjen e vetme të Superligës së Kosovës për hendbolliste që u luajt të dielen. Në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan, Prishtina fitoi ndaj Dritës me rezultat 37:24. Ndeshja i takoi javës së tetë kampionale. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej 21:14. Për Prishtinën është fitorja e pestë. Me 11 […]