Fitore për skuadrat mysafire

Të shtunën u zhvilluan dy ndeshjet e para të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Fitore shënuan skuadrat mysafire. Kështu në Gjakovë, Kastrioti e mposhti Vëllaznimin me rezultatin e lartë, 48:18. Për ferizajaset ishte fitorja e pestë që e ngrit Kastriotin në vendin e tretë me 11 pikë. Vëllaznimi pësoi humbjen e […]

Hendbollistet luajnë javën e tetë

Pos ndeshjeve evropiane të Istogut në fundjavë luhen edhe tri takime të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve. Kështu të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Kastrioti (13:45) dhe Vjosa – Jusuf Gërvalla (12:30). Të dielen është ndeshja Drita – Prishtina që nis në ora 13:30. Dy ndeshje luhen më vonë, më 19 apo 20 […]

Kampioni befasohet në Ferizaj

Hendbollistet kampione të Shqiponjës janë befasuar të dielen në Ferizaj. Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll, Shqiponja e Gjakovës është mposhtur nga Kastrioti me rezultat 36:29. Për Shqiponjën ishte humbja e dytë. Kjo skuadër renditet e treta me 10 pikë. Vetëm një pikë më pak e ka Kastrioti që […]

Vushtrriaset vazhdojnë me fitore

Vushtrria nuk ka hasur në telashe për të fituar edhe ndeshjen e shtatë rresht në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Të shtunën në Vushtrri skuadra vushtrriase fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 31:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:12 në të mirë të vendaseve, që nuk lejuan befasi. Vushtrria udhëheq në tabelë me 14 pikë […]

Vushtrria e pret Prishtinën në kryendeshjen e javës

Të shtunën luhen tri ndeshje ndërsa të dielen edhe dy tjera të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në Vushtrri në mes të Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 18:00. Vushtrria është e vetmja që i ka fituar të gjitha […]

Kryendeshja e hendbollisteve nuk jep fitues

Ashtu si pritej kishte rivalitet në kryendeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbolliste në mes të Prishtinës dhe Kastriotit të Ferizajt. Dhe në fund ndeshja e luajtur të dielen në kryeqytet nuk dha fitues, duke përfunduar me rezultat 22:22. Prishtina e nisi shumë më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi deri në […]

Shqiponja e Istogu fitojnë ndeshjet e luajtura në Gjakovë

Të shtunën janë luajtur tri takimet e para të javës së gjashtë të Superligës së hendbollisteve. Dy prej ndeshjeve janë luajtur në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Fillimisht kampioni në fuqi, Shqiponja fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 38:20. Më pas fitore të thellë shënoi edhe Istogu ndaj Vëllaznimit me rezultat 46:24. Për Shqiponjën […]

Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante te hendbollistet

Të shtunën e të dielen luhet edhe xhiroja e gjashtë në Superligën e hendbollisteve. Tri ndeshje janë të shtunën e dy të dielen. Kampioni aktual, Shqiponja luan të shtunën (nesër) prej orës 14:00 në Gjakovë, kurse përballë do ta ketë skuadrën Jusuf Gërvalla. Shqiponja është e dyta me tetë pikë, ndërsa Jusuf Gërvalla është në […]

Vushtrria fiton në Ferizaj dhe shkëputet në tabelë

Vushtrria është skuadra e vetme që i ka fituar pesë ndeshjet e para në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Fitoren e pestë skuadra vushtrriase e shënoi të dielen. Vushtrria fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 34:28. Pas pjesës së parë epërsia e Vushtrrisë ishte dhjetë gola, 23:13. Vushtrria është e para në tabelë me […]

Edhe një derbi i fituar thellë nga Istogu

Istogu ka vazhduar me formë të lartë. Skuadra e drejtuar nga Faruk Shala të shtunën ka fituar thellë ndaj Shqiponjës së Gjakovës me rezultat 40:25. Ndeshja e luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë ishte derbi i xhiros së pestë të Superligës për hendbolliste. Pas pjesës së parë skuadra istogase ishte në epërsi me rezultat 21:15. […]