Derbi i hendbollisteve luhet në Pejë

Istogu e Shqiponja takohen në derbin e javës së pestë në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Istogu ndeshjet si vendas vazhdon t’I luajë në qytete tjera, në mungesë të palestrës në qytetin e Istogut. Kështu ndeshja më e rëndësishme e javës së pestë kampionale luhet në palestrën “Karagaçi” në Pejë, të shtunën (nesër) nga ora […]

Fitore e thellë e Istogut në derbi

Istogu e ka fituar thellë derbin e javës së katërt të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Të dielen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Istogu fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 41:22. Pas pjesës së parë istogaset kishin dhjetë gola epërsi, 20:10. Ndeshja u luajt para qindra shikuesve në një atmosferë të bukur sportive. Për Istogun […]

Edhe një derbi në Superligën e hendbollisteve

Krahas ndeshjeve evropiane në fundjavë zhvillohen edhe ndeshjet e garave vendore. Kështu të shtunën e të dielen luhet java e katërt në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën janë dy ndeshje e të dielen tri të tjera. Kampioni aktual, Shqiponja, të shtunën nga ora 14:00 e pret Samadrexhën. Ndeshja luhet në Gjakovë, ndërsa Shqiponja është favorite […]

Fitore për skuadrat mysafire

Të dielen janë luajtur tri ndeshje të javës së tretë të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar pikët e reja. Kështu Drita fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultatin 38:22. Për skuadrën gjilanase është fitorja e dytë që e dërgon në vend të gjashtë me katër pikë. Katër pikë […]

Vushtrria fiton derbin dramatik

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar derbin e javës së tretë në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Vushtrria fitoi ndaj Istogut vendas me dy gola dallim, përkatësisht me rezultatin 28:26. Ishte një ndeshje cilësore dhe dramatike që u vendos vetëm në minutat e fundit. Istogu e […]

Derbi i hendbollisteve luhet në Gjakovë

Në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë do të luhet kryendeshja e javës në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën (nesër) prej orës 18:30 takohen Istogu e Vushtrria, në derbin e javës së tretë. Istogu ka vendosur të organizojë ndeshjen në Gjakovë, pasi fatkeqësisht palestra në Istog ende nuk është përfunduar së ndërtuari. Istogu […]

Fitore të thella të skuadrave vendase

Të shtunën janë luajtur tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Skuadrat vendase ishin favorite dhe nuk lejuan befasi. Kështu kampioni Shqiponja fitoi përballjen e qytetit të Gjakovës ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:11. Pas pjesës së parë rezultati ishte23:6. Për Shqiponjën është fitorja e dytë. Kjo skuadër pritet që sërish […]

Në Ferizaj ndeshja më interesante

Në qytetin e Ferizajt do të zhvillohet ndeshja më interesante e javës së dytë në Superligën e hendbollisteve. Të dielen nga ora 17:00 Kastrioti e pret Istogun. Dy skuadrat kanë shënuar fitore në javën e parë. Të dielen luhet edhe takimi në mes të Dritës dhe skuadrës Jusuf Gërvalla që fillon në 15:30. Tri ndeshjet […]

Fitore të thella për Istogun e Vushtrrinë

Të dielen janë luajtur dy takime të javës së parë të kampionatit të Kosovës për hendbolliste. Pasi të shtunën fitore të thella shënuan Shqiponja e Kastrioti, të dielen të njëjtën gjë e bënë edhe Istogu dhe Vushtrria. Istogu e Vushtrria pritet të luftojnë për titull e Kupë dhe kampionatin e kanë nisur mbarë. Istogu është […]

Shqiponja nis me fitore mbrojtjen e titullit

Shqiponja e Gjakovës e ka filluar me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll për femra. Të shtunën në Gjakovë, Shqiponja fitoi bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 43:18. Fituesi thuajse dihej qysh pas pjesës së parë që përfundoi me rezultat 25:6 në të mirë të gjakovareve. Te Shqiponja u dalluan […]