Kastrioti, Trepça e KHF Vushtrria – pa vështirësi

Nuk kishte ndonjë befasi në tri ndeshjet e ligave elitare që u zhvilluan të shtunën. Sipas pritjeve, Kastrioti i Ferizajt fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultatin bindës, 37:19. Ishte kjo ndeshja e xhiros së 27-të (parafundit) në Superligën A për hendbollistë. Për Kastriotin është fitorja e 23-të, ndërsa kjo skuadër renditet e dyta me […]

Në Prishtinë e Gjakovë ndeshje interesante

Në fundjavë janë ndeshjet e xhiros së 27-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Është kjo xhiroja e parafundit, ndërsa pas xhiros së 28-të luhet plejofi për të caktuar skuadrën kampione. Në kuadër të javës së 27-të janë dy ndeshje interesante. Kështu Prishtina pasi e ndali në barazim Kastriotin në Ferizaj të enjten, synon […]

Barazim në derbin në Ferizaj

Me rezultat të barabartë ka përfunduar derbi i xhiros së 26-të në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të enjten në Ferizaj, Kastrioti e Prishtina luajtën baras, 27:27. Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14. Kështu Kastrioti mbetet në vend të dytë me 45 pikë, ndërsa Prishtina është e treta me 39 […]

Fitorja numër 24 për Besa Famgas

Kampioni aktual Besa Famgas ashtu si pritej ka shënuar fitore të thellë si mysafir i Vushtrrisë. Në ndeshjen e parë të javës së 26-të të Superligës A, Besa të mërkurën fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 42:22. Për Besën kjo është fitorja e 24-të këtë edicion. Vushtrria ka pësuar humbjen e 14-të. Besa përforcohet në vend […]

Lideri luan sot, dy ndeshje të enjten

Pasi në fundjavë ka fituar derbin dhe është shkëputur e vetme në krye, Besa Famgas synon të fitojë dy pikë të reja kur të mërkurën (sot) nga ora 19:00 luan si mysafir ndaj Vushtrrisë. Me ndeshjen Vushtrria – Besa Famgas fillon java e 26-të në Superligën A për hendbollistë. Kampioni aktual, Besa Famgas udhëheq në […]

Zhegra e Drenica fitojnë në Superligën B

Skuadrat vendase kanë ndalur për vete pikët në dy ndeshjet e javës së 23-të të Superligës B për hendbollistë, që u luajtën të dielen. Kështu Zhegra ka fituar në Gjilan ndaj Samadrexhës me rezultat 32:27, ndërsa Drenica e mposhti në Drenas skuadrën e Trepçës me rezultat 31:29. Përkundër humbjes, Trepça mbetet e para në tabelë […]

Besa Famgas fiton derbin dhe shkëputet në krye

Besa Famgas ka bërë hapin e madh drejt sigurimit të pozitës së parë në tabelë për plejofin në Superligën e Kosovës në hendboll. Kampioni aktual, Besa Famgas ka fituar derbin e xhiros së 25-të ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultatin 32:27. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:13 për Besën. Derbi më i madh i […]

Sot Prishtina – Vëllaznimi, nesër superderbi

Pas pushimit për shkak të aktiviteteve të shumta të ekipeve kombëtare, ndeshjet e Superligës së hendbollistëve kthehen prej të premtes (sot). Kështu sot nga ora 17:30 takohen Prishtina e Vëllaznimi i Gjakovës. Kjo ndeshje hap javën e 25-të të Superligës. Prishtina është e treta me 36 pikë kurse Vëllaznimi i pesti me 19 pikë. Të […]

Edhe dy pikë në konton e “xehetarëve”

Trepça e Mitrovicës ka vazhduar me fitore në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). “Xehetarët” të hënën fituan në Vushtrri ndaj Samadrexhës me rezultat 45:31. Pas pjesës së parë rezultati ishte 22:14 për mitrovicasit. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros në Superligën e hendbollistëve. Trepça i ka 21 pikë nga 22 ndeshje, ndërsa […]

Besa lehtë në Gjakovë, Zhegra mposht Drenicën

Të dielen është luajtur një ndeshje në Superligën A e një në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat të lartë, 47:18. Pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 24-t, ekipi pejan kishte epërsi prej 22:12. Me këtë fitore Besa Famgas […]