Prishtina nuk lejon befasi

Hendbollistët e Prishtinës nuk kanë lejuar befasi dhe kanë fituar bindshëm ndeshjen me Drenicën. Të dielen Prishtina fitoi ndaj Drenicës me rezultat 30:20. Ndeshja i takoi javës së katërt të Superligës së Kosovës. Për Prishtinën ishte fitorja e tretë, ndërsa me gjashtë pikë mbanë vendin e tretë. Drenica pësoi humbjen e tretë dhe është e […]

Kastrioti e Drita shënojnë fitoret e rradhës

Kastrioti i Ferizajt dhe Drita e Gjilanit kanë vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të shtunën në javën e katërt, Kastrioti fitoi në Ferizaj ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat të lartë, 38:19. Për Kastriotin kjo ishte fitorja e katërt dhe tashmë shkëputet në krye të klasifikimit me tetë pikë. Kastrioti këtë […]

Të shtunën tri ndeshje të javës së katërt

Tri ndeshje të javës së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën (nesër). Derisa Drita vlerësohet favorite përballë Vushtrrisë dhe Kastrioti përballë Vëllaznimit, në Vushtrri pritet ndeshje e fortë në mes të Samadrexhës dhe Trepçës. Ndeshja Samadrexha – Trepça edhe e hap javën e katërt. Luhet nga ora 18:00. Samadrexha nuk […]

Skuadrat mysafire janë favorit në javën e tretë

Besa Famgas, Kastrioti e Prishtina janë favoritë në ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Të tri skuadrat janë mysafire në ndeshjet e vikendit. Kampioni Besa Famgas të dielen nga ora 17:00 takohet me Vëllaznimin në Gjakovë. Besa ka fituar pa problem dy ndeshjet e para dhe ndanë vendin […]

Favoritët fitojnë, në Vushtrri barazim

Fitore bindëse kanë shënuar katër skuadrat që llogariteshin favorite për ndeshjet e javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të gjitha ndeshjet e javës së dytë janë luajtur të shtunën. Kampioni Besa Famgas e ka shënuar fitoren e dytë, njëjtë si Kastrioti i Ferizajt e Drita e Gjilanit.Skuadra pejane Besa fitoi ndaj […]

Fitore të thella të Kastriotit e Vëllaznimit

Kastrioti i Ferizajt ka nisur furishëm stinorin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll. Kastrioti të dielen fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat 44:19. Ndeshja u luajt në Vushtrri. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:7 në të mirë të ferizasjave. Kastrioti është organizuar gjatë verës dhe synon titullin dhe Kupën e Kosovës në edicionin […]

Drita fiton derbin me Prishtinën

Ashtu si pritej, fillimi i kampionatit të ri ofroi një ndeshje interesante. Bëhet fjalë për derbin e javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit, që u luajt të shtunën pasdite në Pallatin e Rinisë në kryeqytet. Fitore shënoi Drita me rezultat 30:27 për të bërë një […]

Nesër nis kampionati prej të cilit pritet shumë

Me derbin mes Prishtinës e Dritës nis kampionati i ri i Kosovës në hendboll për meshkuj. Pritjet janë për një kampionat cilësor e mbi të gjitha me rivalitet të madh në garën për titull. Organizimi i një pjese të mirë të klubeve gjatë verës bënë që fillimi i edicionit 2018\19 të pritet me optimizëm të […]

Kastrioti e Prishtina fitojnë thellë, drama në Gjilan i takon Vushtrrisë

Kastrioti e Prishtina nuk kanë pasur telashe për të fituar ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kastrioti i Ferizajt fitoi me 20 gola dallim ndaj Drenicës në Drenas (35:15), ndërsa Prishtina e mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat  36:21. Këto dy ndeshje janë luajtur të shtunën mbrëma. Për Kastriotin ishte […]

Besa, finalistja e parë

Besa FamGas është skuadra e parë finaliste e plejofit të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Kampionia aktuale, Besa, ka kaluar në finale pasi të martën mbrëma fitoi ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 34:13. Ishte kjo ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit. Të shtunën në Pejë, Besa fitoi me rezultat 40:13. Kështu me […]