Turne i hendbollisteve në Gjakovë
Klubi i hendbollit Shqiponja organizon edicionin e radhës së turneut tradicional “Shqiponja 2000”. Turneu mbahet të hënën (sot) dhe të martën, ndërsa marrin pjesë katër skuadra të hendbollisteve. Pos nikoqirit, Shqiponjës, pjesë e turneut janë Ulqini dhe Nikshiqi nga Mali i Zi, si dhe lideri i Superligës së Kosovës, Istogu. Sot janë gjysmëfinalet, prej orës […]
Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë
KHF Istogu ka fituar turneun ndërkombëtar për hendbolliste që të hënën e të martën u mbajt në Gjakovë. Turneun tradicional për festat e marsit e organizoi KHF Shqiponja.Pos Shqiponjës e Istogut morën pjesë Çairi i Shkupit dhe Nikshiqi i Malit të Zi.Në gjysmëfinale, Istogu fitoi ndaj Çairit, kurse Nikshiqi e mposhti skuadrën nikoqire, Shqiponjën.Në finale, […]
Në Gjakovë zhvillohet turneu ndërkombëtar
Shqiponja e Gjakovës e organizon edhe këtë vit turneun tradicional për hendbolliste. Në kuadër të festave të marsit, Shqiponja të hënën e të martën në palestrën në Gjakovë e organizon turneun në të cilin marrin pjesë katër skuadra. Turneu organizohet pa praninë e shikuesve.Pos Shqiponjës, në turne marrin pjesë edhe KHF Istogu, KHF Çair nga […]
Istogu fiton turneun ndërkombëtar në Gjakovë
Istogu e ka fituar turneun ndërkombëtar të hendbollisteve që për dy ditë është mbajtur në Gjakovë. Është klubi gjakovar Shqiponja që e ka organizuar turneun tradicional “Shqiponja 2000”. Në këtë edicion morën pjesë Shqiponja, Istogu, Nikshiqi i Malit të Zi dhe Çairi i Maqedonisë së Veriut. Ndeshjet gjysmëfinale janë luajtur të enjten. Fillimisht Nikshiqi e […]
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës të hënën e kanë luajtur ndeshjen e fundit në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Antalya të Turqisë. Në ndeshjen e fundit Kombëtarja jonë humbi nga Maqedonia Veriore me rezultat 30:27. Humbja erdhi si pasojë e lodhjes dhe lëshimit të koncentrimit. Vajzat tona kanë luajtur katër ndeshje të forta brenda tri […]
Edhe një fitore për Kosovën në Turqi
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka shënuar edhe fitoren e dytë në turneun ndërkombëtar që po mbahet në Antalya të Turqisë. Të shtunën mbrëma vajzat tona u takuan me Kombëtaren B të Turqisë dhe arritën fitore me rezultat bindës, 32:23. Pas pjesës së parë epërsia ishte pesë gola për Kombëtaren tonë (15:10). Selektori Agron […]
Kosova shkëlqen ndaj Italisë
Me një paraqitje shumë të mirë Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka nisur turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë. Të shtunën paradite vajzat tona kanë shkëlqyer ndërsa e kanë mposhtur Italinë me rezultat 31:26. Ishte një paraqitje impresive e Kombëtares sonë që ka dëshmuar se e ardhmja është edhe më e ndritur. Ndaj Italisë […]
Përkundër humbjes, Kombëtarja paraqitet mirë ndaj Turqisë
Edhe në ndeshjen e tretë në turneun ndërkombëtar në Antalya të Turqisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll është paraqitur mirë. Të dielën mbrëma, hendbollistet tona u përballen me Turqinë A. Ndeshjen e fitoi Turqia A me rezultat 34:28, por kishte përkrahje të madhe të gjyqtarëve vendas, që kanë favorizuar prej fillimit e deri në fund […]
Selektori Shabani shpall listën për turneun në Turqi
Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani të martën ka shpallur listën e lojtareve që do t’i ketë në dispozicion gjatë turneut ndërkombëtar që prej 22 deri më 25 nëntor mbahet në Antalya të Turqisë. Selektori Shabani ka ftuar 16 lojtare, disa prej tyre për herë të parë. Turneu ndërkombëtar që e organizon Federata turke, […]
Shqiponja organizon turneun tradicional
Kampioni aktual i Kosovës në hendboll (femrat), Shqiponja e Gjakovës vazhdon traditën e bukur për të organizuar turne ndërkombëtar me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas. Në edicionin e këtij viti të turneut “Shqiponja 2000” marrin pjesë skuadra nga katër vende të ndryshme. Turneun me pjesëmarrje e nderojnë skuadra bullgare, Slivnica, Nikshiqi i Malit […]