Prishtina e humb ndeshjen e parë evropiane

Prishtina e ka humbur ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup) në hendboll. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, skuadra prishtinase pësoi nga skuadra ukrainase ZNTU-ZAB Zaporozhye me rezultat 32:19. Skuadra ukrainase ishte vazhdimisht në epërsi dhe kështu bëri hap të madh drejt kalimit tutje. […]
Besa Famgas kërkon fitore në Pejë

Hendbollistët e skuadrës kampione, Besa Famgas po i vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Kupës së EHF-së. Besa Famgas të shtunën në palestrën “Karagaçi” e pret nënkampionin e Norvegjisë, skuadrën Drammen. Ndeshja zhvillohet në ora 19:00. Ndeshjen e parë të luajtur të dielen në Norvegji e ka fituar Drammeni me […]
Prishtina pret përkrahje për ndeshjet ndaj ukrainasve

Të shtunën e të dielen, Prishtina i luan ndeshjet ndaj skuadrës nga Ukraina, ZNTU-ZAB Zaporozhye. Ndeshja e parë luhet të shtunën nga ora 17:30, kurse e dyta të dielen nga ora 14:00. Të dy takimet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshjet Prishtina – Zaporozhye luhen në kuadër të rrethit të dytë […]
Kastrioti në pritje të suksesit historik

Kastrioti është riorganizuar për këtë stinor dhe te klubi ferizajas presin që në fundjavë të arrijnë një sukses historik. Kastrioti nuk ka kaluar ende rreth të garave në Kupa Evropiane dhe këtë ferizajasit presin ta bëjnë të shtunën e të dielen. Në kuadër të rrethit të dytë të Kupës Sfiduese (Challenge Cup), Kastrioti takohet me […]
Besa luan fuqishëm në Norvegji, humb më thellë se që e meritoi

Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas është paraqitur fuqishëm të dielen përballë nënkampionit të Norvegjisë, Drammenit. Ndeshja e luajtur në Drammen të Norvegjisë para 600 shikuesve ishte e para e rrethit të dytë të Kupës së EHF-së. Në fund Drammeni fitoi me 11 gola dallim, por rezultati 37:26 nuk e dëshmon atë që skuadrat […]
Kryendeshja e Ligës së Kampionëve në RTV 21 Plus

Televizioni që i kushton hapsirë të madhe sportit të hendbollit, RTV 21 Plus, edhe këtë fundjavë do të vazhdojë me transmetimin e ndeshjeve elitare të hendbollit, ato të Ligës së Kampionëve. Është ky një rast i mirë për sportdashësit në Kosovë që të shohin hendbollistët më të mirë në botë dhe zhvillimet më të reja […]
Besa udhëton në Norvegji, të dielen takohet me Drammenin

Pasi u paraqit fuqishëm në rrethin e parë të Kupës së EHF-së, kampioni i Kosovës në hendboll , Besa Famgas këtë fundjavë nis garën në rrethin e dytë të Kupës së EHF-së. Përballë ekipit pejan të dielen do të jetë ekipi nga Norvegjia, Drammen, me përvojë të gjatë e të suksesshme në Evropë. Drammeni është […]
Katër ndeshje të Ligës së Kampionëve në RTV 21 Plus

Ndeshjet elitare të hendbollit evropian vazhdojnë të vijnë në Kosovë përmes televizionit 21 Plus. Këtë fundjavë katër ndeshje të Ligës së Kampionëve për hendbollistë do të transmetohen nga ky televizion që i kushton hapsirë të madhe sportit të hendbollit. Të shtunën transmetohet ndeshja në mes të Telekom Veszprem të Hungarisë dhe Vardarit të Maqedonisë, që […]
Gjyqtarët kosovarë të rregullt e të suksesshëm në Kupa Evropiane

Krahas klubeve kosovare të hendbollit, të rregullt dhe prezent gjithnjë e më shumë në Kupa Evropiane janë edhe gjyqtarët dhe delegatët nga Kosova. Gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës falë punës së mirë që kanë bërë e po bëjnë, kanë fituar respektin e përgjegjësve të garave në Federatën Evropiane të Hendbollit dhe po delegohen […]
Fillojnë garat në Superligën e hendbollisteve

Me dy ndeshjet që luhen të shtunën (nesër) hapet kampionati 2018\19 në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Shumë prej skuadrave kanë filluar me kohë përgatitjet dhe kanë bërë përpjekje për organizim sa më të mirë për edicionin e ri. Kështu që shpresohet të bëhet hap tutje drejt ngritjes së cilësisë. Shpresohet poashtu në rivalitet të […]