Kosova fiton miqësoren me Turqinë
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka treguar formë të lartë në prag të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2020”. Kombëtarja jonë të dielen në Turqi fitoi ndaj kombëtares turke me rezultatin 21:20, në ndeshjen përgatitore. Ishte një paraqitje shumë e mirë e Kosovës, ndërsa golin e fitores e shënoi Florim Hoxha në minutën e fundit, nga […]
Rival i zorshëm për Shqiponjën në Evropë
Kampioni i Kosovës, Shqiponja nga Gjakova, e pafat në shortin në garat evropiane në hendboll (femrat). Skuadra gjakovare do të ballafaqohet me kampionen e Zvicrës, Spono Eagles, në rrethin e parë të kualifikimeve. Një kundërshtare e njohur, pasi që në edicionin 2016-17 e kishte shkatërruar Prishtinën me rezultat 30:16 në sfidën e parë dhe në […]
Besa me fat, kundër gjeorgjianëve
Skuadra e Besa FamGas nga Peja, kampion i Kosovës, është me fat, për faktin se do të takohen me B.S.B. Batumi nga Gjeorgjia, në ndeshjen e parë të kualifikimeve të EHF Cup në hendboll (meshkujt). Faktikisht trajneri i Besës Arben Muqolli ka kohë të mjaftueshme që të përgatiten për këtë sfidë dhe me gjasa të […]
Kosova në grup me Sllovakinë, Ukrainën e Izraelin
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencë të femrave të martën ka mësuar kundërshtarët e kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror për hendbolliste që mbahet vitin tjetër (2019). Shorti është tërhequr në kuadër të Kongresit të EHF-së që po mbahet në Glasgow të Skocisë. Kosova ishte në vazon e dytë prej tri sa ishin gjithsej, ndërsa për kundërshtarë […]
Kombëtarja mbyll eliminatoret për “Euro 2018”
Të shtunën i ka ardhur fundi ndeshjeve të kombëtares së Kosovës në kualifikimet për evropianin e vitit 2018 për hendbolliste. Në ndeshjen e fundit hendbollistet tona u takuan me Holandën në Almere të Holandës. Ashtu si pritej, fitorja i takoi Holandës, që është superfuqi e hendbollit evropian e botëror dhe ka në formacion disa prej […]
Kombëtarja stërvitet në Holandë, e gatshme për ndeshje
Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Almere të Holandës, ku të shtunën (nesër) e luan ndeshjen e fundit të fazës së dytë kualifikuese për Evropian. Hendbollistet e Kosovës nga ora 15:00 në palestrën “Topsportcentrum” luajnë ndaj Holandës, njërës prej kombëtareve më të mira në botë. Kombëtarja të premten pasdite ka […]
Shabani pret ndeshje tjetër të vështirë
Selektori Agron Shabani është duke përgatitur ekipin për ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Hendbollistet e Kosovës të premten (nesër) udhëtojnë për në Holandë ku të shtunën përballen me përfaqësuesen e këtij vendi. Ndeshja do të luhet në qytetin Almere nga ora 15:00. Holanda […]
Gjikokaj premton maksimumin e kombëtares në ndeshjen e vështirë
Hendbollistet e kombëtares së Kosovës të hënën janë zhvendosur nga Prishtina në Ferizaj, ku edhe do të luhet ndeshja me kundërshtarin shumë të fortë, Hungarinë. Të hënën pasdite hendbollistet zhvilluan një stërvitje në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa me përgatitje vazhdojnë edhe të martën (sot). Ndeshja Kosovë – Hungari zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 […]
Kombëtarja e përkushtuar të ofrojë më të mirën
Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës të martën kanë nisur përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë e Holandën, që janë të fundit në fazën e dytë kualifikuese për kampionatin evropian të këtij viti. Kombëtarja është e grumbulluar në Prishtinë, ku do të përgatitet për ndeshjet e 30 majit dhe 2 qershorit. Më 30 maj Kosova e pret […]
Hendbollistet grumbullohen për ndeshjet me Hungarinë e Holandën
Hendbollistet e kombëtares së Kosovës do të grumbullohen të martën (nesër) për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian të këtij viti. Hendbollistet më të mira të Kosovës i presin dy ndeshje shumë të vështira, ndaj dy prej kombëtareve më të mira në Evropë. Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova më 30 […]