Sot ndeshja e parë e xhiros së fundit të stinorit vjeshtor

Me xhiron e 14-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja e parë e kësaj xhiroje luhet të martën (sot). Nga ora 18.30 në Drenas pritet ndeshje interesante mes dy skuadrave kuqezi, Drenicës e Vëllaznimit.Të mërkurën janë dy ndeshje tjera. Llapi e Trepça takohen nga ora 17.00 në Podujevë. Kurse nga […]

Fitore e Vëllaznimit ndaj Kastriotit, Vushtrria mposht Prizrenin

Të dielën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kastrioti, që në ndeshjen e kaluar e mposhti Prishtinën, ka mbetur pa pikë në Gjakovë. Vëllaznimi fitoi 31:29 ndaj Kastriotit të Ferizajt. E. Lluka me 11 gola udhëhoqi Vëllaznimin, që tani renditet i shtati me […]

Zhegra i merr pikë Prishtinës, Drenica fiton në “Minatori”

Zhegra e ka ndalur në barazim skuadrën e Prishtinës, të shtunën në Gjilan në javën e 13-të të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja u mbyll me rezultat 27:27. Për Zhegrën është kjo pikë e madhe, ndërsa me këtë barazim është vazhduar me rezultate të papritura në Superligë. Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë dhe […]

Zhegra kthehet te fitoret

Pasi në xhiron e kaluar pësoi nga Llapi si vendas, Zhegra është kthyer te fitorja në kuadër të javës së 12-të. Të enjten, Zhegra fitoi si mysafire e Prizrenit me rezultat 44:32. Me këtë ndeshje është mbyllur java e 12-të e Superligës. Zhegra është e pesta me 12 pikë kurse Prizrenit mbetet i fundit me 3 […]

Udhëtim i vështirë për Drenicën

Drenicën e pret një udhëtim i vështirë në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Drenica të shtunën luan ndaj Trepçës në Mitrovicë, nga ora 18:30. Skuadra nga Drenasi do të mundohet të bëj hap para drejt ngritjes në tabelë. Aktualisht është e gjashta me 10 pikë. Trepça renditet e […]

Kastrioti me fitore të madhe ndaj Prishtinës

Ndonëse vlerësohej favorite, Prishtina ka mbetur pa pikë në ndeshjen e së mërkurës në Ferizaj. Prishtinën e mposhti Kastrioti vendas me rezultatin 41:39. Ferizajasit kanë bërë përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë për fitoren më të madhe të këtij edicioni të Superligës së hendbollistëve. Ndeshja i takoi javës së 12-të. Pjesën e parë Prishtina […]

Edhe në javën e 12-të na presin ndeshje të mira

Gara në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) po bëhet gjithnjë e më interesante, thuajse për të gjitha pozitat. Rezultatet e xhirove të fundit e kanë hapur kampionatin, ndërsa rivalitet e lojëra të bukura priten edhe në javën e 12-të, që zhvillohet të mërkurën e të enjten. Janë disa ndeshje që pritet të vendosen vetëm […]

Trepça fiton derbin, Vushtrria e Llapi me pikë të mëdha

Ashtu si është pritur, të dielën janë luajtur tri ndeshje shumë interesante në javën e 11-të të Superligës së hendbollistëve. Në të tri ndeshjet pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, ndërsa në të dytën është përcaktuar fituesi. Pivoti S. Maxhera ka udhëhequr Trepçën drejt fitores në derbin ndaj Kastriotit. Ndeshja e luajtur në […]

Besa Famgas e Prishtina pa telashe

Besa Famgas e Prishtina kanë shënuar fitore të thella në ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së hendbollistëve, të luajtura të shtunën. Kampioni aktual, Besa Famgas e mposhti në Pejë skuadrën gjakovare të Vëllaznimit me rezultat 35:13. Ndërkohë Prishtina në kryeqytet fitoi ndaj Prizrenit me rezultat 46:25. Besa Famgas udhëheq në tabelë me 22 […]

Ndeshje me rivalitet luhen të dielën

Tri ndeshjet që luhen të dielën pritet të ofrojnë rivalitet dhe hendboll të mirë. Bëhet fjalë për ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo xhiro fillon të shtunën, kur luhen dy ndeshje. Besa Famgas është favorite e madhe ndaj Vëllaznimit (13:30), njëjtë si Prishtina ndaj Prizrenit (15:00). Besa Famgas […]