Të enjten luhen ndeshjet e javës së 11-të

Të gjitha pesë ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë luhen të enjten (nesër). Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo në mes të Vëllaznimit e Vushtrrisë që zhvillohet në Gjakovë nga ora 19:00. Bëhet fjalë për skuadra të mesit të tabelës dhe me të drejtë pritet rivalitet dhe hendboll i […]

Besa e Zhegra fitojnë ndeshjet si vendas

Dy ndeshje të javës së dhjetë të Superligës së hendbollistëve janë luajtur të dielen. Kampioni Besa Famgas ka fituar thellë ndaj Trepçës në Pejë me rezultat 40:13. Pas pjesës së parë rezultat ishte 23:4. Me këtë fitore Besa është shkëputur në vendin e parë me 18 pikë. Nga 16 pikë iI kanë Kastrioti e Prishtina, […]

Kryendeshja i takon Prishtinës

Skuadrës së Prishtinës i ka takuar kryendeshja e javës së dhjetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Prishtina të shtunën në mbrëmje në Gjilan fitoi ndaj Dritës me rezultat 33:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:12, por prishtinasit në pjesën e dytë kishin dukshëm më shumë nga loja. Drita e kishte mposhtur Prishtinën në […]

Në Gjilan ndeshja më interesante

Me një ndeshje interesante fillon xhiroja e dhjetë e Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën (nesër) prej orës 18:00 në Gjilan takohen hendbollistët e Dritës dhe ata të Prishtinës. Të dy skuadrat i kanë nga 14 pikë dhe mbajnë pozitat tre e katër. Në hapje të kampionatit Drita e kishte mposhtur Prishtinën në kryeqytet […]

Kastrioti fiton derbin dhe barazohet me pikë me Besën

Kryendeshja e javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll në mes të Kastriotit e Prishtinës i ka takuar skuadrës ferizajase. Kastrioti të enjten në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj e mposhti Prishtinën me rezultat 29:25. Ndeshja ishte e fortë, kurse pjesa e parë përfundoi 13:13. Vetëm në minutën e 49-të vendasit u shkëputën […]

Besa i kthehet fitoreve, ndeshja Zhegra – Drenica nuk jep fitues

Kampioni Besa Famgas është kthyer te fitoret në Superligën e Kosovës në hendboll. Pasi në mesjavë humbi nga Prishtina, Besa të shtunën e fitoi bindshëm ndeshjen e javës së nëntë ndaj Samadrexhës. 45:14 ishte rezultati në të mirë të ekipit pejan. Besa me këtë fitore është kthyer në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa […]

Katër ndeshje të shtunën, kryendeshja më vonë

Katër ndeshje të javës së nëntë të Superligës së hendbollistëve luhen të shtunën (nesër). Ndeshjet e xhiros së tetë të luajtura në mesjavë kanë ofruar rivalitet dhe shpresohet që ky trend të vazhdoi edhe në ndeshjet e javës së nëntë. Pas humbjes nga Prishtina, kampioni Besa Famgas pret t’iu kthehet fitoreve në ndeshjen ndaj Samadrexhës, […]

Prishtina ndal hovin e Besës

Prishtinës i ka takuar derbi i madh i javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të enjten në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Prishtina fitoi ndaj kampionit, Besa Famgas me një gol diferencë, 24:23. Kështu prishtinasit e kanë ndalur hovin e Besës që ishte skuadra e vetme pa humbje në shtatë xhirot e […]

Derbi interesant i takon Kastriotit

Drita ishte në epërsi pas pjesës së parë, por nuk ka arritur të mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes me Kastriotin. Kështu skuadra ferizajase, Kastrioti e fitoi kryendeshjen e parë të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të mërkurën në palestrën në Gjilan, Kastrioti fitoi me tri gola dallim, 28:25. Pas […]

Të mërkurën kryendeshje në Gjilan, të enjten në Prishtinë

Këtë mesjavë luhen takimet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Është xhiro që vë përballë mes vete katër skuadrat e para në tabelën e klasifikimit, prandaj priten ndeshje të forta e interesante. Kështu të mërkurën (nesër) nga ora 19:00 në Gjilan takohen Drita e Kastrioti. Të dy skuadrat i kanë […]